SPORT

Ajaxi e zyrtarizon portierin nga Kosova

Diant Ramaj ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke iu bashkuar njërës nga skuadrave më të mëdha evropiane, Ajax Amsterdam.

Portieri nga Kosova me pasaportë gjermane është larguar nga Eintracht Frankfurti dhe karrierën do ta vazhdoj te gjiganti holandez.

21-vjeçari tanimë është prezantuar në fanellën e Ajaxit, derisa ka nënshkruar kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2028.

Ajaxi ka paguar tetë milionë euro për transferimin e portierit nga Kosova i cili do të konkurrojë për një fanellë titullari me argjentinasin Rulli.

“Ajax, Eintracht Frankfurt dhe Diant Ramaj kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit te Ajax. 21-vjeçari gjerman me rrënjë nga Kosova ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2028”.

“Kontrata e Ramaj me klubin gjerman ishte deri në vitin 2027”, thuhet në njoftimin e klubit holandez.

Ramaj ishte bashkuar me Eintracht Frankfurtin dy vite më parë për vetëm 100 mijë euro, derisa kishte vetëm dy paraqitje në Bundesliga,

/BotaSot/

Related posts

Llapi, Ballkani e Feronikeli në çerekfinale të Kupës së Kosovës

admin

Trepça ’89 e Dukagjini para sfidave të vështira në shtëpi

admin

Reali po e përgatit tentimin e fundit për Mbappen

admin

Leave a Comment