Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim, z. Arbër Gashin, i cili në Suedi ka arritje të mëdha në politikë, me ç’rast e ka vlerësuar shumë misionin e tij fisnik.
Arbrit i dëshirova suksese të mëtejme në politikën suedeze, duke theksuar se djemtë si ai, janë e ardhmja këtu dhe kudo në botë në mbrojtje e promovim të vlerave të Kosovës, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Isha i nderuar të pres në takim, Arbër Gashin, me origjinë nga Vërboci, Kryetar i Partisë Socialdemokrate në qytetin Halmstad, pjesë e kryesisë komunale në këtë qytet, kryetar politik i Drejtorisë së arsimit dhe zëvendës deputet në Parlamentin e Suedisë.
Arbri i takon gjeneratës së dytë e të tretë të mërgimtarëve tanë, të cilët arritën të jenë shembull për rrethinën e vet dhe të ndërtojnë karrierë edhe në fushën politike për lakmi. Arbri nuk e harroi vendlindjen dhe për vitin e tretë radhazi, jep nga dy bursa për studentët e komunës tonë.
Puna që po bëjmë në komunën tonë, perspektiva e të rinjve, projektet kapitale dhe zhvillimi i mëtejmë i arsimit, ishin tema të interesimit të Arbrit, të cilin e falënderoj nga zemra për krejt çka bën për komunën tonë dhe promovimin e vlerave të Kosovës në Suedi.
Arbri me shokë, presim të jenë bartës të përgjegjësive ku Kosova dhe shqiptarët, prezantohen në dritën e vërtetë, në veçanti në Parlamentin Evropian ku rrahën tema e çështje me rëndësi për ne. Arbrit i dëshirova suksese të mëtejme në politikën suedeze, duke theksuar se djemtë si ai, janë e ardhmja këtu dhe kudo në botë në mbrojtje e promovim të vlerave të Kosovës.
Faleminderit Arbër Gashi. Suksese në misionin Tuaj fisnik!
https://instagram.com/p/CvcrcpDtVF5/