SPORT

Skriniar: Ja pse zgjodha PSG

Milan Skriniar luajti të martën kundër së kaluarës. Ndeshja kundër Inter-it në turneun aziatik ka vënë përballë të tashmen e mbrojtësit që është PSG dhe ish-skuadrën e tij, Inter-in.

“Kam pasur gjithmonë besim te transferimi. Që nga kontaktet e para nuk kam pasur dyshime: doja të shkoja në Paris”.

Këto kanë qenë fjalët e Milan Skriniar për Le Parisien. Ish-mbrojtësi i Inter-it është shprehur mbi atë që ka qenë negociata që këtë verë e ka çuar të veshë fanellën e PSG-së.

“Tani jam këtu dhe, sinqerisht, besoj se është fantastike. Kemi filluar të flasim vitin e kaluar, është e vërtetë. Ka qenë një negociatë e gjatë. Disa gjëra duan pak kohë për t’u realizuar”.

Në fund, mbrojtësi ka dashur të nënvizojë aspektin që e bindi të ëmererte vendimin për t’u transferuar në Francë. Skriniar ka ndjerë interesimin e madh nga ana e PSG-së, edhe kur ishte i dëmtuar dhe kur gjendja e tij fizike nuk ishte shumë e mirë:

“Kisha gjithmonë dikë që më kontaktonte dhe interesohej për gjendjen time.

Edhe kur isha i dëmtuar kontaktet kanë vazhduar, kam folur shumë me doktorin Christophe Baudot dhe drejtorin sportiv Luis Campos”.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Kumbulla feston ditëlindjen duke çuar dhurata në një çerdhe të fëmijëve në Burrel

admin

Juventus dështon në shtëpi, barazon ndaj Atalantas

admin

Gazeta franceze “LeFigaro” raporton për skandal në futbollin e Kosovës: Të paktën katër ndeshje të kampionatit janë manipuluar

admin

Leave a Comment