AKTUALE

NASA pranoi një sinjal nga sonda që eksploron universin nga viti 1977

NASA ka marrë një sinjal nga sonda e saj Voyager 2 që gjendet miliarda kilometra larg nga toka pasi humbi kontaktin me të, tha agjencia amerikane hapësinore.

Muajin e kaluar, anijes kozmike (që eksploron universin që nga viti 1977), iu anua antena e saj për dy gradë drejt Tokës kur iu dërgua një komandë e gabuar, transmeton Telegrafi.

Si rezultat, sonda nuk merrte komanda dhe nuk dërgonte të dhëna.

Por të martën, NASA tha se një sinjal nga Voyager 2 u kap gjatë një skanimi të rregullt të qiellit.

Ku është për momentin Voyager 2?

Voyager 2 është më shumë se 19.9 miliardë kilometra larg nga Toka, ku po lëviz me rreth 55,346 km/h përmes hapësirës ndëryjore – hapësirës midis yjeve.

Që nga 21 korriku, sonda nuk ka qenë në gjendje të marrë komanda ose të dërgojë të dhëna në Rrjetin Hapësinor të Thellë të NASA-s – një grup antenash gjigante radioje në të gjithë botën – dhe anija kozmike nuk po merr komanda nga kontrollorët tokësorë.

Megjithatë, tani ka shpresë sepse tani është rivendosur kontakti, megjithëse i kufizuar.

Banner

Related posts

Erkan Arifi: ” 2 Maji ” – Dita e Komunës së Likovës, na bashkon gjithmon

Gjyla Halili

Këshilli i Prokurorëve Publikë i rekomandon Memetit të mos marrë pjesë në punë derisa zgjat procedura kundër tij

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: “Gjek Gjonlekaj, një jetë në shërbim të gazetarisë dhe kauzës kombëtare shqiptare”

Gjyla Halili

Leave a Comment