AKTUALE

AlternAtivA: BDI po mashtron, defokusim nga skandalet korruptive

AlternAtivA e quan dyfytyrësi paralajmërimin e BDI-së për dorëheqje të kushtëzuar të ministrave në rast të votimit të ndryshimeve kushtetuese.

Partia e Afrim Gashit thotë se BDI po tenton të defokusojë opinionin nga skandalet e përditshme korruptive me “heroizma të rrejshëm”.

“Dyfytyrësia e sotme e Ahmetit, Grubit dhe familjeve dëshmon disa gjëra. E para, se shumica parlamentare është shumë larg nga 2/3 e shumicës për ndryshime të kontrolluara kushtetuese. E dyta, Ahmeti, Grubi dhe familjet dëshmuan se janë në panik për atë që pason. E treta, pas një skenarit të PR-it të heroizmit të rrejshëm tashmë të parë sikurse “Pse jo”, përsëri po tentojnë që të defokusojnë opinionin nga njollat e tyre korruptive dhe politike”, thuhet në kumtesën e Alternativës.

Partia opozitare thotë se pas zgjedhjeve parlamentare, BDI-ja do të përgjigjet para drejtësisë për të gjitha skandalet korruptive dhe padrejtësive ndaj popullit shqiptar.

“AlternAtivA porositë, zhytuni në baltën tuaj edhe pak, pas zgjedhjeve parlamentare, kurdo që të ndodhin, do të zhyteni para organeve gjyqësore për të gjitha padrejtësitë e bëra ndaj popullit shqiptar. Ora po ecën!”, thonë më tej nga Alternativa.

Banner

Related posts

Nikollë Camaj: Bashkëpunimi ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë mbetet shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore

Gjyla Halili

VLEN-i në zgjedhje lokale bashkë apo ndaras? Krerët e partive ende në diskutime

Gjyla Halili

Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet Presidenciale

Gjyla Halili

Leave a Comment