AKTUALE

KlanKosova: Kemi rregulluar dokumentet me kohë

Fillimisht, sqarojmë që Klan Kosova do ta ushtrojë të drejtën e saj ligjore për të kërkuar anulimin e Vendimit të kundërligjshëm dhe natyrisht do prezantojë të gjitha provat dhe shkeljet e njëpasnjëshme të MINT dhe ARBK. Mirëpo, përkundër këtij fakti, konsiderojmë se mashtrimi institucional nuk bën të kalojë dhe ne duhet të reagojmë ndaj çdo shtrembërimi të fakteve

Konfirmojmë edhe njëherë, ashtu siç tregohet në dokumentin e bashkëngjitur, se dokumentet e ndryshuara mbajnë datën e 20 qershorit 2023 dhe të njëjtat janë dorëzuar në ARBK më datë 21 qershor 2023, kur edhe u mor vendimi për ta hequr pezullimin e certifikatës së Klan Kosova. Prandaj, ashtu siç është e njohur tashmë se në të njëjtën ditë u shkarkua drejtoresha e ARBK-së, u zëvendësua me një tjetër dhe sërish u pezullua jashtëligjshëm certifikata.

Për më tepër pas Vendimit të datës 28 korrik 2023 dhe njoftimit të MINT në rrjete sociale, në mënyrë që të rrëzojmë pretendimet lajthitëse të këtij njoftimi, të bashkangjitur në këtë komunikatë mund të gjeni gjithashtu Certifikatën e datës 28 korrik 2023, ora 19:00, e cila vërteton saktë edhe njëherë që ndryshimet janë bërë.

Për ta qartësuar përfundimisht, në dokumentet e Klan Kosova të paraqitura në MINT dhe në ARBK, siç shihet edhe në faksimilin bashkëngjitur, figuron vetëm Kosova.

Prandaj e kemi të paqartë pse MINT vazhdon të insistojë ta lidhë Klan Kosovën në mënyrë mashtruese me dokumente të Serbisë, gjithsesi shpresojmë që kjo do të qartësohet tutje në procesin gjyqësor që do të inicioj Klan Kosova. /KlanKosova/

Related posts

Marash Devukaj:Vota për Forumin Shqiptarë,votë për ruajtjen e identitetit,gjuhës dhe flamurit tonë

admin

“3 marsi, ditë kushtrimi”, Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës: Ju ftoj në betejën tonë, deri në fitore të revolucionit

admin

Petrovska nga Brukseli: Politika e Maqedonisë është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të Unionit

admin

Leave a Comment