BOTA

Turqia i kërkon Danimarkës të marrë masa për parandalimin e djegies së Kuranit

Banner

Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan i kërkoi të shtunën Danimarkës të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar djegien e Kuranit, tha një burim i ministrisë së jashtme turke.

Në një telefonatë me homologun e tij danez Lars Lokke Rasmussen, zoti Fidan dënoi “sulmet e vazhdueshme të neveritshme kundër Kuranit”. Ai i tha zotit Rasmussen se ishte e papranueshme të lejoheshin veprime të tilla nën maskën e lirisë së shprehjes, tha burimi.

Ministri Rasmussen shkroi të shtunën në platformën e mesazheve X, e njohur më parë si Twitter:

“Turqia dhe Danimarka janë aleatë të ngushtë. Është e rëndësishme të mos lejojmë që këto akte të arrijnë të na përçajnë.” Ai përsëriti gjithashtu “denoncimin e fortë të Danimarkës ndaj këtyre akteve provokuese nga një numër i vogël individësh”.

Komentet erdhën pasi një grup i vogël aktivistësh anti-islamikë i vunë zjarrin Kuranit përpara ambasadave egjiptiane dhe turke në Kopenhagë të martën, pas protestave të ngjashme në Danimarkë dhe Suedi gjatë javëve të fundit.

Danimarka dhe Suedia kanë shprehur keqardhje për djegien e librit të shenjtë të Islamit, por thonë se nuk mund t’i parandalojnë pasi liria e shprehjes është e garantuar./Voa


Top Channel

Banner

Related posts

Gazetari amerikan sheh SHBA-në pas sabotimit të tubacioneve të gazit Nord Stream

admin

Si kurrë më parë! Putin shfaqet publikisht pas rebelimit të Wagner, përpjekje të dëshpëruara për të rifituar imazhin

admin

Shembet ndërtesa në Kamerun, të paktën 9 të vdekur dhe 30 të plagosur

admin

Leave a Comment