AKTUALE

Kryesindikalisti i Policis flet rreth kushtevete renda te zyrtarve policor ne pune

Ai tha se problem tjetër është edhe mosha e pensionimit të pjesëtarëve të policisë.

“Zyrtari policor deri më tani, para implementimit të Ligjit të pagave, me rastin e pensionimit ka marrë tri paga përcjellëse. E ky ligji i ri i ka anuluar dhe ato. Pra polici kur del në pension, hudhet si leckë e përdorur në shportë dhe asgjë më shumë”.

E kemi kërkesë Ligjin për pensionim mbi moshën 55 vjeçare. Edhe qeveritë e kaluara e kanë premtuar këtë edhe kjo qeveri në fushatë e ka premtuar. Sot nuk përmendet fare kjo punë. Shumicës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk iu paguhen shujtat dhe nuk iu paguhet kompensimi i udhëtimit…”, tha Zeqiri.

Ai po ashtu foli edhe për veshjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Sa i përket punës së uniformave, para dy muajve ka qenë një tender, mirëpo është anuluar me arsyetimin se asnjëri nga ofertuesit nuk ka punuar në kualitetin e duhur për uniforma. Prandaj ne mbesim keq”, tha ndër të tjera Zeqiri.

Ndërkaq, njëri nga policët e Kosovës, në kushte anonimiteti (emri e mbiemri të njohur për redaksinë) në një prononcim për Telegrafin ka folur për vështirësitë gjatë orarit të punës.

Ai tha se ka disa vite që nuk kanë këpucë, pantallona e këmishë dhe se në kohë të ftohët dalin në ounë me këpucë të shqyera

“Vështirësitë më të mëdha janë me këpuca, por edhe uniforma komplet. Ka disa vite që nuk kemi këpucë, pantallona e këmishë. Dimrit dhe në mot të ligë dalim me këpucë të shqyera. Tani edhe automjetet, shumica, nuk janë në gjendje teknike të mirë”, ka thënë polici.

Sindikata e Policisë së Kosovës kohë më parë ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një peticion të nënshkruar nga punonjësit policorë lidhur me pakënaqësitë e tyre.

Ligji i pagave, mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor, Ligji i pensionimit, shtesat për punë specifike, rrezikshmëria dhe kushtet e punës – janë disa nga pakënaqësitë e zyrtarëve policorë. /Telegrafi/

Related posts

Lloga: Aleanca për Shqiptarët të garojë e vetme në zgjedhje

Gjyla Halili

Izet Mexhiti me prurje të reja: Këshilltari i PDSH në komunën e Studeniçanit, Nefail Bilalli kalon në VLEN

Gjyla Halili

“Qeveria don burra, Ali Ahmeti kthehu”

Gjyla Halili

Leave a Comment