Drejtor i sektorit të diasporës Selver Xhemaili, me drejtuesit fetarë nga mërgata ka zhvilluar një drekë pune.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që në këtë kohë të pushimeve ndanë nga koha e tyre e çmuar të jemi bashkë,ka shkruar Xhemaili.
Postimi i plotë:
Një takim i këndshëm me bashkëpuntorët tonë nga mërgata jonë e çmuar. Me prezencën edhe të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, kryetarit të KMSHZ-së Hfz. Mehas ef. Alija, kryetarit të UQISH në Gjermani Mensur ef. Halili, përfaqësues të komuniteteve islame shqiptare, imamë, profesorë, kryetarë të qendrave islame shqiptare dhe aktivistë të jetës fetare e kombëtare anekënd Europës na nderuan në këtë drekë pune. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që në këtë kohë të pushimeve ndanë nga koha e tyre e çmuar të jemi bashkë.
Zoti ju shpërbleftë.
Gjithnjë paçi shëndet e suksese.





The post Selver Xhemaili takon përfaqësuesit e komuniteteve islame nga mërgata appeared first on Kreu.