KOSOVË

Ngrihet aktakuzë për një serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Banner

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë më 28 korrik ndaj Z.A mbi dyshimet për krime lufte ndaj popullatës civilë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Z.A., i cili i përket nacionalitet serb, u arrestua fillimisht më 7 mars, ndërsa më 8 mars atij iu vendos masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në njoftimin e PSRK-së thuhet se Z.A. dyshohet se ai “e kishte ndaluar në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M. duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, keqtrajtuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet, si dhe, duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë”.

Ai gjithashtu akuzohet se kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës.

“… Pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ua kanë vënë zjarrin, po ashtu kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Këto veprime, Z.A. dyshohet se i kishte kryer gjatë periudhës së luftës në Kosovë “në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe” dhe “i uniformuar me uniformë të policisë serbe dhe i armatosur”

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Banner

Related posts

Pos Kurtit, Lajçak nesër zhvillon takim edhe me Vuçiq

admin

Kosova të trajtohet si shtet sovran, thotë kongresisti amerikan

admin

Osmani sot bën homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër

Gjyla Halili

Leave a Comment