AKTUALE

ZËVENDËS MINISTRI NUHIU QETËSON MËSIMDHËNËSIT E BIOLOGJISË, HISTORISË, FIZIKËS DHE KIMISË: ASKUSH NUK DO LARGOHET NGA PUNA

Koncepti i ri për arsim fillor është bërë në vitin 2021 si rezultat i një debati publik, transparent dhe gjithëpërfshirës kur janë dhënë të gjitha rekomandimet jashtë çdo paragjykimi. Ky Kabinet i MASH-it do ta zbatojë këtë koncept deri në shkronjën e fundit, theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu.

“Përmbajtja e lëndëve që i përmendni – histori, fizikë, kimi, biologji, nuk do të tërhiqet. Përmbajtja do të jetë siç ka qenë deri më tani, por do të ketë module të përshtatshme që do të prezantohen nga profesorët për lëndët përkatëse me qëllim që nxënësit të kenë mundësi që gjërat që kanë të bëjnë me botën, t’i shohin nga disa aspekte. Ajo për të cilën abuzohet në opinion, që arsimtarët dhe profesorët e këtyre lëndëve do të mbesin pa punë, në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ju premtoj që asnjëri prej tyre nuk do të largohet nga puna. Do të ketë vetëm ndryshim në modulet konkrete”, tha Nuhiu.

JULY 27, 2023

Banner

Related posts

Liderët e VLEN-it, Kasami, Mexhiti dhe Ibrahimi arinë në qeveri pas pak takimi me Mickovskin

Gjyla Halili

Mickoski: Thelbi i BDI-së është ta ndajë popullin në baza etnike, Maqedonisë i duhet bashkim dhe unitet!

Gjyla Halili

Grupi i Zjarrit: Sot zyrtarisht ju drejtohemi si fraksion brenda BDI-së, do të jemi zëri i pakontestueshëm i të gjithë qytetarëve

admin

Leave a Comment