AKTUALE

Kica-Xhelili thotë se LVV dëshiron t’i kapë institucionet haptazi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë se përmes ndryshimit që po tentojnë ta miratojnë në Kuvend për Ligjin për Shërbyesit Civil, duan që ta kontrollojnë se kënd duan ta largojnë nga puna e kënd duan që ta punësojnë.

Ligji për Zyrtarët Publik për shkak se ishte kundërkushtetues është në Gjykatën Kushtetuese. Ju nuk po mundeni me i largu njerëzit nga puna siç po dëshironi, për këtë arsye ju po i bëni këto ndryshime në ligje përmes një amandamenti”.

“Çfarë ka të jashtëzakonshme që ju po thirrni seancë të jashtëzakonshme e nuk e prisni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pse nuk keni durim të shihni çka po thotë Kushtetuesja e më pas t’i bëni ndryshimet”.

Kica-Xhelili ka thënë se diçka të tillë s’ka parë të ndodh në një Kosovë ku ka ndodhur gjithçka.

Ajo ka thënë se ndryshe nga individë të caktuar që kanë vepruar në të kaluarën, Lëvizja Vetëvendosje as nuk po e fsheh tashmë që po dëshiron kapjen e institucioneve.

“Në këtë vend ka ndodhur gjithçka. Por dallimi është se ju as nuk po e fshehin kapjen që po dëshironi ta bëni. Po doni ta legjitimoni kapjen”, ka deklaruar ndër të tjera Kica-Xhelili./Telegrafi/

Related posts

“Kryeministri shqiptar”, VLEN: Naser Ziberi demantoi tezat e Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Analiza e 2023/ Dumani raporton në KLP: DEA dhe FBI janë atashuar në zyrat e SPAK

Gjyla Halili

Në mesnatë skadon afati për mbikëqyrje në Listën zgjedhore dhe regjistrimin e votuesve në diasporë

Gjyla Halili

Leave a Comment