BOTA

Turistë dhe vendas në ceremoninë e hapjes së festivalit tradicional francez të Bayonne (fotot)

Festivali përvitshëm veror në Bayonne të Francës kanë nisur sot me shfaqjen tradicionale të Mbretit Leon në ballkonin e bashkisë.

“Për mua është përfaqësimi i kohërave të bukura, shume shokë, ushqim i mirë dhe zbavitje”, thotë Caroline, e cila ka ardhur nga rajoni Savoie per festimet.

Festivali është eventi më i madh veror në jugperëndim të Francës në pjesën franceze të rajonit Bask, dhe zgjat pesë ditë me festa, sporte, muzikë dhe kompeticione demash.

Festivali nis gjithmonë të mërkurave para të dielës së parë të gushtit, ku pjesëmarrësit vishen me bluza të bardha e shallë të kuq, sipas ngjyrave të qytetit spanjoll Pamplona.

Disa nga vendasit më tradicionalë preferojnë ngjyrat bardhë e blu me të cilat përfaqësohet vetë Bayonne.

Festivali përfshin performanca rruge, muzikë, kërcime tradicionale, parada e fishekzjarre.

Festa e parë e njohur si “Fêtes de Bayonne,” është zhvilluar më 13 korrik 1932, e nisur nga një grup miqsh të skuadrës vendase të regbisë Aviron Bayonnais.

Ata thuhet se dëshironin të rikrijonin celebrime të ngjashme me ato të San Fermin në Pamplona, rajoni bask i njohur për vrapimin me demat, që imitohet dhe në Bayonne.


Top Channel

Related posts

Apelohet vazhdimi i masës së paraburgimit për Eva Kailin

admin

BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Gjyla Halili

Studimi: Turbulencat po shtohen, ndërsa planeti ngrohet

admin

Leave a Comment