AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI Z. BASRI EF KURTISHIN IMAM NË KOPENHAGË TË DANIMARKËS

Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Dr. Selver ef. Xhemaili, priti Imamin e mirënjohur në Kopenhagë të Danimarkës H. Basri ef. Kurtishi. Reisul Ulema i falënderoi për vizitën e tij dhe për punën e madhe që bën në Danimarkë në orginizimin e jetës fetare islame, prezentimin e Islamit në Danimarkē, projektet e ndryshme që realizon në sfera të ndryshme, ligjërimin në insitucionet e Kopenhagësi si: në burgje, spitale dhe institucionet tjera shoqërore, humanitare dhe kulturore, në veçanti përvojën që ka nga bashkpunimi me Kigën botërore islame ” RABITA” të Arabisë Saudite.
H. Basri ef. Kurtishi informoi Reisul Ulemanë e BFI pêr arritjet e bëra në Danimarkë, për organizimin e jetës fetare islame dhe institucionin e Bashkësisë islame shqiptare në Danimarkë, si dhe për veprën historike blerjen e ndërtesês për Xhami ku tashmë është një qendër e rëndësishne në sfera të ndryshne tê edukinit të besimtarëve dhe gjenratave të reja. Tashmë Basri ef. Kurtishi bashkë me besimtarët po e vazhdojnë traditën dhe rrugën e trasuar nga akvisti i parë dhe strategu i jetës fetare dhe kombëtare, babait të tij H. Abdurahim ef Kurtishit, i cili mbi 35 vjet organizoi besimtarët në të gjjitha sferat e jetës dhe përgatiti ambijent të veçantë, për të gjithë mërgimtarët shqiptarë nga trojet tona.
Reisul Ulema i BFI ju siguroj se do jetë në shërbim të nevojave të bashkatdhetarëve tanë kudo që jetojnë dhe veprojnë.

Banner

Related posts

Taravari: Për ne miqësia me SHBA-të është e shenjtë, do të punojmë pareshtur me ta për një Maqedoni të integruar në BE dhe larg ndikimit rus

Gjyla Halili

“E Majta” beson se Toshkovski është përgjegjës për lëshime që nuk duhen lejuar, Toshkovski thotë se nuk ka frikë nga përgjegjësia

Gjyla Halili

Lëshohet në përdorim në të dyja akset rrugore rruga rajonale Prilep-Krushevë, pranë fshatit Vërbjan

Gjyla Halili

Leave a Comment