AKTUALE

Gashi i LDK-së dhe Tahiri i AKK-së e quajnë të rrezikshme thirrjen e seancave të jashtëzakonshme nga LVV-ja

Shefi i Grupit i Parlamentit nga Lidhja e Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e quajnë të rrezikshme thirrjen e seancave të jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje për kalimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, pasi kalim i ligjeve në këtë formë është i rrezikshme dhe i precedentë i ri

Shefi i Grupit i Parlamentit nga Lidhja e Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kalimi i ligjeve nëpërmjet seancave të jashtë zakonshme e humb kualitetin e këtyre ligjeve.

“Çka ka të jashtë zakonshme, pse duhet Kuvendi i Kosovës mi mbajt dy seanca të jashtë zakonshme brenda ditë mi shqyrtuar 3 pika të cilat janë totalisht të ndryshme”, ka thënë Gashi.

Më tutje ai ka thënë se dy pikat tjera mund ta presin seancat e zakonshme.

“Pse duhet me u bërë kjo punë kur kjo po ndikon negativisht në kualitetin e ligjeve”, ka theksuar ai.
Ai ka përfunduar duke thënë se kjo po krijon një precedentë të rrezikshme duke i miratuar ligjet në dy lexime me seanca të jashtë zakonshme.

Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se “Kuvendi i ka thirrur tri seanca të jashtë zakonshme për tri ligje të zakonshme”.

Sipas tij njëra seancë është për një ligji i cili është në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Është totalisht e pa precedent në historinë e këtij parlamenti. Dhe është e [pa papranueshëm] për parlamentarizmin që të thirret një seancë jashtë zakonshme për një ligji i cili është në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Tahiri.

Ai ka përfunduar duke thënë se është e pa logjikshme që të vijnë 3 ligje brenda një ditë.

Banner

Related posts

Vazhdon debati publik për ndryshime ligjore për siguri më të madhe në komunikacion

Gjyla Halili

Përmbaruesit gjatë 2023 kanë “zhvatur” afër 160 milionë euro

Gjyla Halili

Izet Zeqiri e beri me objekt-kampus Universitetin Nene Tereza

Gjyla Halili

Leave a Comment