AKTUALE

Vazhdon debati publik për ndryshime ligjore për siguri më të madhe në komunikacion

Në Kuvend, sot në orën 13:00, në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive duhet të vazhdojë debati publik për nevojën për ndryshime të rregullativës ligjore me qëllim të prëforcimit të sigurisë në komunikacion. Në mbledhjen e sotme pritet të ceken konkludimet nga debati i mbajtur publik i cili filloi më 7 shkurt. Në debatin publik folën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, kryetari i Këshillit republikan për siguri, Goran Angellkovski, profesorë nga Fakulteti juridik dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet kompetente.

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE: Të pavërteta pohimet për punësimin e 3.000 personave!

Gjyla Halili

Ndalohet një shoferë në Kumanovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

Gjyla Halili

Taksat e qytetarëve Tetovarë/ Bilall Kasami shpenzon buxhetin për aktivist dhe pensionist

Gjyla Halili