AKTUALE

Rama: Rruga e re Orikum-Dukat lehtëson qarkullimin drejt bregdetit

Rruga Orikum–Dukat, me gjatësi 14,75 kilometra është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga rruga e re Orikum – Dukat, ende në punë e sipër, por e hapur përkohësisht për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Aksi Orikum-Dukat është një tjetër segment i rëndësishëm, i cili lidh bajpasin e Vlorës me tunelin e Llogorasë dhe është pjesë e paketës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e cila do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit drejt bregdetit të jugut duke nxitur zhvillimin e turizmit.

Hapja për qarkullimin e automjeteve shkurton maksimalisht distancën drejt bregdetit dhe i jep një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë së zonës.

Rruga e ndërtuar sipas standardeve më të mira, rrit sigurinë e lëvizjes dhe lehtëson qarkullimin, pasi ky aks shmang kalim në rrugën që kalon në shpatin e malit të Dukatit.

 

Ky aks rrugor është i kategorisë C dhe i jep zgjidhje problematikave që lidhen me sigurinë rrugore dhe rrëshqitjet, të cilat prej vitesh në aksin aktual kanë qenë një shqetësim për përdoruesit e rrugës.

 

Projekti i rrugës përfshin edhe ndërtimin e 5 urave dhe një tuneli panoramik.

Related posts

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili mori pjesë në tribunën shkencore me rastin e Ditës së Alfabetit

Gjyla Halili

Bojkoti i Grubit për presidentin, Xhaferi: Nuk ishte vendim i ‘FE’, as i partisë!

Gjyla Halili

Partitë politike të mërkurën do ta nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike

Gjyla Halili

Leave a Comment