AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “TËRMETI I VITIT 1963 – SHPËRFYTYRIM I SHKUPIT” NGA AUTORI DR.PROF. SKENDER HASANI

Sot, 26 korrik 2023, Reisul Ulema mori pjesë në shënimin e 60-vjetorit të tërmetit të Shkupit, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit, që u mbajt në Çifte Hamam. Në këtë ngjarje u promovua libri “Tërmeti i vitit 1963, Shpërfytyrimi i Shkupit” dhe u hap një ekspozitë e përgatitur nga autori prof. dr. Skender Asani.
Këtë event me fjalë përshëndetëse e nderoi kryetari i BFI -së Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe Ambasadori i Kosovës z. Florian Qehaja, nder për ne ishte edhe prezenca e shumë personaliteteve me peshë në shoqërinë tonë, si amnasadori i RMV në Kroaci Prof Dr. Milaim Fetai,
Ky libër është rezultat i bashkëpunimit të ITSHKSH dhe Myftinisë së Shkupit.
Shprehim mirënjohje autorit të librit për punën e madhe si dhe Muftinisë së Shkupit për mbështetjen e realizimit të këtij projekti dhe kësaj iniciative që përmban dhe vënë në pah të kaluarën tonë, si dhe të vërtetat nga historia jonë e pasur islame.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti në Saraj: Sporti dhe rinia në qendër të programit zhvillimor

Gjyla Halili

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi: Deri në ora 17:00 pjesëmarja 42.20 përqind

admin

Vendndodhja e Grubit, Prokuroria tregon nëse do të merret në pyetje Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Leave a Comment