AKTUALE

Idetë kryesore për modele flokësh të shkurtër: Shumëllojshmëri stilesh femërore

Ato nuk e ngrohin qafën dhe mund të stilohen në shumë mënyra – flokët më të shkurtër janë një nga të preferuarat e verë

Nëse jeni të gatshëm për diçka kreative, ky lloj modeli flokësh do të freskojë në ditët e verës – ne sjellim ide të shkëlqyera.

Balluket mund të vihen në ballë ose të ngritura – në varësi të stilit dhe strukturës së flokëve, transmeton Telegrafi.

Varianti kreativ me perla e hap bukur fytyrën.

Getty Images

Xheli duket i shkëlqyeshëm në modelet e flokëve me dukje të lagur.

Të shprishura mbi ballë është gjithashtu praktike për mbrëmjet me erë.

Flokët super të shkurtër dhe të ashpër shkojnë shumë me stilet verore të valëvitëse.

Kaçurrelat biond bëjnë një kornizë të mrekullueshme për fytyrën.

Cara Delevingne është një nga ikonat e flokëve të shkurtër.

Një rreth me fjongo ose një shall i vogël u jep flokëve më të shkurtër një stil dinamik.

Në verë mund të provojmë disa ngjyra të pazakonta si – rozë e butë.

‘Side-cut’ është ideale për vajzat me flokë të trashë.

Balluket rozë janë shumë të lezetshme, duken të shkëlqyera në veshjet shumëngjyrëshe të verës.

Një bob më i shkurtër është shumë popullor, duket tërheqës me vathë pak më të mëdhenj.

Mbajtësja e flokëve me dekorime përveç flokëve të gjatë funksionon edhe në flokë super të shkurtër. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Sukses i madh i Darkës për fondet nga Jehona e Malësisë

Gjyla Halili

REISUL ULEMA SHAQIR FETAHI PJESËMARRËS NË DAVOS – FOLËS PANELIST NË SESIONIN “FAITH AND LEADERSHIP IN A UNITED WORLD”

Gjyla Halili

NYC feston 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Ceremonia e ngritjes së flamurit me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Eric Adams

Gjyla Halili

Leave a Comment