SHOWBIZ

Gjendet i vdekur kuzhinieri i ish-presidentit Obama

Familja e ish-presidentit të SHBA-së Obama thotë se është zemërthyer për vdekjen e shefit të kuzhinës “të ngrohtë, argëtues dhe jashtëzakonisht të sjellshëm” Tafari Campbell.

Kuzhinieri personal i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është gjetur i vdekur pranë shtëpisë së familjes së Obamas, në komunitetin turistik të Martha’s Vineyard.

Policia e Shtetit të Massachusetts bëri të ditur se një varkë ishte parë duke hasur vështirësi në bregun e Edgartown, në të cilën ishte parë kuzhinieri personal i Obamas, Tafari Campbell.

Campbell, 45 vjeç, ka punuar në Shtëpinë e Bardhë përpara se të vazhdonte të punonte për familjen Obama pasi presidenti i 44-të la detyrën në vitin 2016.

“Tafari ishte një pjesë e familjes sonë” tha Obama.

“Ai ishte … krijues dhe i pasionuar pas ushqimit dhe aftësisë së tij për t’i bashkuar njerëzit. Në vitet që pasuan, ne e njohëm atë si një person të ngrohtë, argëtues dhe jashtëzakonisht të sjellshëm. Kjo është arsyeja pse, kur po bëheshim gati të largoheshim nga Shtëpia e Bardhë, i kërkuam Tafarit të qëndronte me ne dhe ai pranoi bujarisht. Ai ka qenë pjesë e jetës sonë që atëherë dhe zemrat tona janë thyer që ai nuk është më.”

Campbell la pas gruan e tij, Sherise, dhe djemtë binjakë, thanë Obamas. Autoritetet filluan kërkimin për një person të zhdukur të dielën pas një raportimi se një varkë ishte zhytur në liqen.

Policia e gjeti Campbellin të mbytur. Ai nuk kishte veshur jelek shpëtimi, rreth 30 metra nga bregu dhe 2.4 metra nën ujë.

Campell, i cili jetonte në Dumfries, Virxhinia, kishte vizituar Martha’s Vineyard, një komunitet i pasur ishullor në brigjet e Massachusetts, por familja Obama nuk ishte e pranishme në momentin e incidentit, tha policia.

Vdekja e Campell po hetohet nga autoritetet.

Banner

Related posts

“Pse qau Luizi për ty kur ike?” Bjordi tregon arsyen pas eleminimit

admin

Bëni kujdes, këto janë gabimet që nuk duhet të bëni kurrë në tualetin e avionit

admin

Ekskluzive/ Kejvina rrëfehet për herë të parë pas daljes nga shtëpia: Kiara, njeriu më i shtirur në Big Brother VIP

admin

Leave a Comment