AKTUALE

Editorial / Kur kërcënohet një funksionar, i gjithë pushteti në këmbë, e kur kërcënohet një gazetar, “iu qepet” goja!

Turbullirat e fundit politike kanë nxehur atmosferën në Maqedoninë e Veriut, ku si rezultat janë shtuar edhe sulmet ndaj politikanëve, por edhe ndaj gazetarëve. Megjithatë, ajo që vërehet është se më shumë ka reagime ndaj sulmeve të politikanëve, se sa ndaj sulmit ndaj mediave. Pra, kur një politikanit i digjet vetura, kërcënohet, fyhet ose i bëhet një dëm i gjithë shteti çohet në këmbë dhe ka përplot reagime, ndërsa kur gazetarët kërcënohen, mezi vjen një reagim i SHGM-së shfaqet, ndërsa politikanët mbyllin gojën dhe asnjë reagim për mbrojtje edhe të gazetarëve siç po reagojnë për bashkëpartiakët e tyre. Thënë më ndryshe, më shumë po iu dhimbsen politikanët se sa gazetarët, shkruan “Zhurnal.mk”.

Kohën e fundit gazetarët kanë qenë cak i sulmeve të shumta, qoftë për lirinë e shprehjes, qoftë për mendimin ndryshe, apo edhe për kundërshtimet e tyre që iu bëjnë dukurive negative që ndodhin në shoqëri.

Sulmi më i rëndë ndaj gazetarëve ndodhi më 27 prill të vitit 2017 derisa ata po raportonin për dhunën që kishte ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Persona të maskuar që ndërhynë në Kuvend, i kishin sulmuar gazetarët dhe kameramanët, të cilët po raportonin për ngjarjet e dhunshme.

Qeveria vendosi që të më 14 shkurt të këtij viti të sjell ndryshime në Kodin Penal ku sulmet dhe kërcënimet ndaj punonjësve të mediave, por edhe të disa kategorive tjera, tash e tutje do të trajtohen si sulme ndaj zyrtarëve. Kërcënimet me jetë ndaj këtij grupi personash do të dënohen me gjobë ose deri në gjashtë muaj burg. Në bazë të këtij neni, sulmet ndaj gazetarëve do të dënohen njejtë sikur ai që kryen veprën penale kundër një zyrtari, avokati, mjeku ose një punonjësi tjetër shëndetësor, shkruan “Zhurnal.mk”.

Nëse bëhet fjalë për dhunë fizike ndaj këtij grupi personash, dënimi me burg është nga tre muaj deri në tre vjet.
Nga viti 2014 deri më tani janë regjistruar mbi 80 raste të sulmeve fizike apo verbale ndaj gazetarëve derisa po raportonin për zhvillimet të ndryshme, ose kanë shprehur mendimin e tyre.

Edhe pse ky vendim është krucial për të drejtat e gazetarëve dhe ata të kenë trajtim të njëjtë me zyrtarët dhe politikanët, kjo sërish në relitet po tregon se kjo zgjidhje nuk është e mjaftueshme sepse sulmet nuk po procedohen automatikisht nga organet e ndjekjes.

Mosprocedimi i sulmeve ndaj gazetarëve me automatizëm si sulm ndaj personave zyrtar krijon mundësinë për presion të dyfishtë, qoftë nga individët që bëjnë sulmin apo me politikanët dhe subjekte tjera.
Fatkeqësisht gazetarët vazhdojnë të përballem me presione nga zyrtarët kur në disa raste gazetarëve të disa mediave u është mohuar e drejta e parashtrimit të pyetjeve në konferencat në Qeveri, ndërsa në disa raste tjera mediat etiketohen me emra fyes, shkruan “Zhurnal.mk”.

Zyrtarët shtetërorë dhe politikanët duhet t’i respektojnë gazetarët dhe kameramanët edhe më shumë se deri më tani, ose t’i respektojnë njejtë sikur i respektojnë kolegët e tyre politikanë. Në opinion është vërejtur qasje agresive, por edhe fjalor shumë i ulët ndaj punonjësve të mediave, dhe kësaj duhet t’i jepet fund.

Nëse ka demokraci në këtë shtet, atëherë të gjithë aktorët politik, por edhe opinioni më i gjërë duhet ta kenë parasysh se liria e mediave është e shenjtë dhe kjo ndihmon në zhvillim demokratik të shoqërisë. Sigurisht që edhe gazetarët, ngjashëm sikur politikanët dhe çdo fytyrë publike duhet të kenë parasysh që mos të ketë fyerje dhe ofendime ndaj çfarëdo grupi shoqëror dhe për këtë arsye, përmbajtja në raste të tilla është tepër e nevojshme. Por, nëse veç se më ka kërcënime ndaj çdo lloj kategorie të zyrtarëve ose punëtorëve të mediave, trajtimi duhet të jetë i njëjtë. Një qeveri e drejtë dhe e mirëfilltë, nuk do të lejonte që të ketë dy arshine të drejtësisë dhe reagimeve! Drejtësia është e plotë vetëm kur të gjithë trajtohen të njejtë!, shkruan “Zhurnal.mk”.

Related posts

Albin Kurti pret në takim liderët e VLEN – rikonfirmon mbështetjen për ndryshim

Gjyla Halili

Begaj pret në takim Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë:

Gjyla Halili

Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe

admin

Leave a Comment