SHQIPËRI

U aksidentua me makinën e vjedhur, më pas grabiti një tjetër, policia jep detaje nga rasti

Një ngjarje si në filma ka ndodhur këtë të martë në Tiranë. Mësohet se një person është aksidentuar me një makinë të vjedhur, më pas ka shkuar për ndihmën e parë në spital dhe për t’u larguar nga atje ka vjedhur një tjetër makinë.

Njoftimi i Policisë:

Vodhi dy automjete ditën e sotme, falë veprimeve të shpejta policore, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Ditën e sotme, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se te ish-Uzina e Autotraktorëve ka ndodhur një aksident. Shërbimet e Policisë si dhe të urgjencës, me marrjen e njoftimit, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë dërguar në spital për ndihmë mjekësore një të dëmtuar nga aksidenti, shtetasin 32-vjeçar, dyshohet me probleme të shëndetit mendor.

Pas verifikimit të automjetit tip “Volkswagen”, të përfshirë në aksident, ka rezultuar se ky automjet, ishte vjedhur disa minuta më parë, në Fushë-Farkë.

Shtetasi pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, pas disa minutash është larguar nga spitali. Në momentin që është larguar, në parkingun e spitalit, ka vjedhur një automjet tjetër tip “Ford”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të Komisariatit Nr. 4, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë tentativës për tu larguar, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe si pasojë automjeti është përplasur me disa automjete të tjera.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit 32-vjeç, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/

Banner

Related posts

Nis revolta ndaj Gazment Bardhit te partia e Berishës. Dashnor Sula: Është bërë një dëm i madh

Gjyla Halili

Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj vetëm me 15 kandidatë për kryetar bashkie

admin

Avokati Prelleviq: Një njeri normal nuk do t’i detyronte serbët e Kosovës që të hiqnin uniformat

admin

Leave a Comment