BOTA

Zjarret në Algjeri/ Shkon në 25 numri i të vdekurve, mes tyre 10 ushtarë

Të paktën 25 persona, përfshirë 10 ushtarë kanë mbetur të vrarë nga zjarret që janë përhapur në të gjithë Algjerinë.

Të paktën 1,500 njerëz u evakuuan, sipas Ministrisë së Brendshme.

Nuk u bë e ditur se në çfarë periudhe kohore kanë humbur jetën viktimat, por zjarret kanë vazhduar të përhapen prej disa ditësh.

Zjarret, shumica të përhapura nga erërat e forta, u zhvendosën nëpër pyje dhe zona bujqësore në 16 rajone duke shkaktuar 97 vatra në vendin e Afrikës Veriore.

Operacionet për shuarjen e zjarreve përfshinë rreth 7,500 zjarrfikës, 350 kamionë në terren dhe mbështetje ajrore. Të paktën 37 persona u vranë gushtin e kaluar në Algjeri, pasi zjarret shpërthyen pranë kufirit verior me Tunizinë.


Top Channel

Banner

Related posts

Netanyahu mbron reformat, lideri ushtarak paralajmëron për rreziqe sigurie

admin

Një civil i vrarë dhe një fëmijë u plagos ndërsa Rusia sulmon rajonin e Ukrainës ’16 herë’

admin

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje për rregullat e reja tregtare

admin

Leave a Comment