AKTUALE

Pranimi i zyrtarëve të rinj policorë, konkursi i PK-së i hapur edhe për dy ditë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se konkursi për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë vazhdon të jetë ende i hapur.

PK apelon qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u “bërë pjesë e institucionit më të besueshëm në vend, Policisë së Kosovës”.

Konkursi i cili është hapur në qershor të këtij viti do të jetë i hapur deri më 26 korrik 2023.

Në njoftimin e hapjes së këtij konkursi janë treguar kushtet, si dhe shtatë kriteret të cilët kandidatët duhet t’i përmbushin.

Aty thuhet se kandidatët duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, të jenë të moshës 18-30 vjeçar, të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm, të jenë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale, të mos jenë të dënuar për ndonjë vepër penale, të mos posedojnë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit dhe të kenë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Detajet e tjera të këtij konkursi mund t’i gjeni KËTU. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Mickoski thotë se e ka pranuar letrën e Ahmetit: Ai ankohet për gjykatësit që janë zgjedhur me shumicë të BDI-së dhe LSDM-së

Gjyla Halili

Ahmeti: Opozita shkeli legjitimitetin dhe Marrëveshjen e Ohrit

Gjyla Halili

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Gjyla Halili

Leave a Comment