SHQIPËRI

Itali: Mbytet në një lumë 52-vjeçari shqiptar

Një 52-vjeçar shqiptar ka vdekur në Itali.

Bëhet fjalë për Argon Gjylën, i cili kishte hyrë për t’u freskuar në një lumë në zonën e Pedrerës, por nuk doli gjallë nga aty.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së dielës, në sy të familjes.

Siç shkruajnë mediat italiane, Gjyla i cili banonte në Comezzano Cizzago, pas drekës kishte vendosur të bënte një zhytje, duke kaluar urën e rrugës Provinciale dhe duke shkuar në bregun e Soncino.

Megjithatë, sapo hyri në lumë, u zhduk nën ujë.

Disa burra vrapuan menjëherë për t’i dal në ndihmë, përcjell Klankosova.tv.

Ata derisa ishin duke pritur ambulancën dhe helikopterin për ta dërguar në spital, i dhanë ndihmën e parë.

52-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq pas pasi u shtrua.

Banner

Related posts

Fundoset anija me emigrantë në Greqi, 79 të vdekur dhe qindra të zhdukur

admin

Dita e Verës, Begaj: Stina të jetë burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar! Rama: Një 14 Mars me këmbë të mbarë

admin

Nis operimin Bursa Shqiptare e Energjisë, Yuri Kim mesazh në ankandin e parë: Çmime efikase dhe tërheqje e investimeve të huaja

admin

Leave a Comment