BOTA

Zjarri del jashtë kontrollit në Kristos, evakuohen katër fshatra

Një mesazh nga 112 për evakuim u është dërguar banorëve të Livadi, Potami, Pernaraki dhe Platanistos në Kristos të Greqisë, pasi zjarri doli jashtë kontrollit.

Më herët, kryebashkiaku i Kristos, Lefteris Raviolos për evima.gr tha se zjarri është shumë i madh , prandaj ka kërkuarevakuimin e fshatit Potami.

Situata vlerësohet nga zjarrfikësit si alarmante, pasi në këtë zonë po fryjnë erëra të forta, të cilat favorizojnë flakët.
Në zonë ka mjete ajrore të mjaftueshme dhe forcat tokësore po përforcohen në mënyrë që të fikin flakët.

Evakuimi i banorëve po koordinohet aktualisht nga forcat policore të pranishme në vendngjarje në bashkëpunim me zarrfikëset. Zjarri u përhap me shpejtësi, duke djegur pemë dhe bimësi të ulët, ndërsa në terren janë 26 zjarrfikës me 9 automjete dhe dy avionë.


Top Channel

Banner

Related posts

Historia e të riut shqiptar që nuk kaloi testin e nënshtetësisë, hap debat në Francë

admin

Digjet sasia e lëndëve narkotike të paligjshme me vlerë marramendëse në Mianmar

admin

Biden takim me udhëheqësit nordikë në Helsinki! Në fokus riafirmimi i mbështetjes për Ukrainën

admin

Leave a Comment