BOTA

U dëbua nga lokali, klienti bën kërdinë në Meksikë! 11 të vdekur nga zjarri

11 persona dhe dhjetëra të plagosur është bilanci tragjik nga një zjarrvënie e qëllimshme në një lokal në Meksikë.

Autoritetet spanjolle thonë se kanë arrestuar një person i cili i vuri zjarrin lokalit pasi u dëbua nga punonjësit e sigurisë, duke vrarë 11 persona pranë kufirit të Arizonës në shtetin meksikan Sonora.

Zjarri shpërtheu në orët e para të së shtunës në një bar në San Luis Rio Colorado, pranë qytetit kufitar të Shteteve të Bashkuara të San Luis, Arizona, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Sonora .

Një 17-vjeçare dhe një shtetase amerikane ishin në mesin e të vrarëve, tha Gustavo Rómulo Salas Chávez, prokurori i përgjithshëm i Sonora-s në një konferencë shtypi të shtunën.

Personi i dyshuar për ndezjen e zjarrit, për të cilin autoritetet thanë se ishte i dehur, hodhi një objekt me zjarr në dyert e lokalit pasi stafi i sigurisë e largoi atë nga ndërtesa.

Sipas dëshmitarëve, ai u dëbua nga lokali pasi tregonte mos respekt për gratë në lokal.

Prokuroria e cilësoi objektin e hedhur në lokal si “një lloj kokteji ‘Molotov’ që shkaktoi incidentin”, ndërkohë hetimet vazhdojnë.


Top Channel

Banner

Related posts

Rëndohen problemet ligjore ndaj ish-presidentit Trump, çfarë pritet të ndodhë?

admin

Treni del nga shinat në Egjipt, dy të vdekur dhe 16 të plagosur

admin

ShBA rrëzon edhe një tjetër trup të paidentifikuar në hapësirën ajrore të Kanadasë

admin

Leave a Comment