BOTA

U arratis nga Rusia, Prigozhin regjistron biznes pasurish të paluajtshme në Bjellorusi

Banner

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka regjistruar një firmë “për menaxhim të pasurive të paluajtshme” në Bjellorusi, pas rebelimit të ndërprerë kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, muajin e kaluar.

Firma “Concord Management and Consulting” është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, në fshatin Tsel, ka raportuar portali i lajmeve, Reform.by.

Në regjistrin e bizneseve në Bjellorusi, kompania ruse me të njëjtin emër – shef i së cilës, sipas dokumenteve, është Prigozhin – figuron si pronare e 100 për qind të aksioneve në firmën e regjistruar në Tsel.

Kompania “Concord Management and Consulting” është regjistruar në Rusi në vitin 2003, dhe numëron zyrtarisht 31 punëtorë. Në qershor, Kremlini ka thënë se ka arritur marrëveshje me Prigozhinin për t’i dhënë fund rebelimit të tij, duke thënë se udhëheqësi i mercenarëve do të shkojë në Bjellorusi, sikurse edhe forcat e tij, ndërsa akuzat ndaj tij do të hidhen poshtë.

Vendndodhja e Prigozhinit tani është e panjohur, raporton REL. Tsel, ish-garnizon për pjesëtarët e brigadës bjelloruse të raketave, është vendi ku ka nisur të paraqitet një kamp në qershor.


Top Channel

Banner

Related posts

Shtetet e Bashkuara i dërgojnë 250 mln dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës

admin

Koreja e Veriut dështon sërish në lëshimin e një sateliti spiun

admin

Mjedisi si faktor i ndikimit të drejtëpërdrejtë në shëndetin publik

Gjyla Halili

Leave a Comment