BOTA

Greqia shpall emergjencën/ Ngrihet ekipi i menaxhimit të krizave! Plan për turistët që rrezikohen nga zjarret

Greqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ngritur shtabin e evakuimit për të gjithë turistët e huaj që duan të largohen për shkak të zjarreve.

Me urdhër të ministrit të Jashtëm grek, Jorgos Gjerapetritis, është krijuar shtapi i posaçëm i krizave me qëllim nisjen e evakuimit për mijëra turistë të izoluar prej zjarreve masive  në ishullin e Rodosit. Situata është tepër e vështirë në terren ndaj dhe autoritetet greke kanë nisur planin e evakuimit për më shumë se 30-50.000 turistë të huaj që duan të largohen nga ishulli i përfshirë nga zjarret.

Që prej orëve të mbasdites në zonë po dërgohen qindra zjarrëfikës, policë dhe ekipe shpëtimi. Vetë ministri i mbrojtjes së qytetarit, Notis Mitaraqis, fluturoi në zonën e prekur së bashku me ekipet e shpëtimit, ndërsa situata me kalimin e orëve po bëhet dramatike.

Autoritet greke kanë hapur kampe fushimi për të pritur turistët dhe banorët në nevojë, kurse gjithë forcat e zjarrëfikëve po punojnë për të izoluar 3 vatrat gjigande të zjarrit që po djegin qindra hektarë pyje. Disa hotele u dëmtuan ndërsa ka raportime për dhjetëra banesa të djegura.

Në një rast u desh ndërhyrja e marinës detare dhe banorëve për të evakuar qindra turistë dhe banorë të një hoteli që u rrethua nga flakët e zjarrit. Ishulli i Rodosit në Egjeun Lindor është përfshirë nga zjarre të frikshme. Autoritet kanë shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme ndërsa kompanitë turistike tashmë kanë filluar largimin e turistëve për tju shpëtuar atyre jetën.

Demët llogariten në disa qindra milionë euro kurse autoritet thonë se turizmi i ishullit të Rodosit ka marrë një goditje të rëndë në kulmin e sezonit turistik.


Top Channel

Related posts

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë duke nisur një sulm kibernetik

admin

Rruga e re Mëndafshit – E nënvlerësuar nga Perëndimi?

admin

Vijojnë provokimet e urrejtjes, teksa Kurani i djegur hidhet para xhamisë në Gjermani (fotot)

admin

Leave a Comment