Disenjatorja e shtëpisë së familjes Beckham zbuloi një truk që do ta provoni menjëherë
Kur zgjidhni materialin për ngjyrosje, ngjyra duhet të jetë gjëja që duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje.
Çifti i famshëm Victoria dhe David Beckham nuk i lënë asgjë rastësisë, ndaj kujdesin për rregullimin e shtëpisë së tyre ia besuan disenjatores me përvojë të hapësirës Kelly Hoppen.
Ajo di si ta bëjë shtëpinë e tyre të duket perfekt dhe tani ka vendosur të ndajë sekretet e saj të vogla me pjesën tjetër të botës.
Këtë herë Hoppen është fokusuar në rregullimin e mureve, lyerjen, zgjedhjen e ngjyrave dhe teknikave, të gjitha me synimin për të arritur një hapësirë vizualisht më të madhe, transmeton Telegrafi.
Një pyetje e shpeshtë që njerëzit i bëjnë vetes kur fillojnë të përshtatin hapësirën ku jetojnë është se çfarë ngjyre të zgjedhin, por edhe nëse muret, dyert, mobiliet duhet të lyhen me të njëjtën ngjyrë…
Kelly është e sigurt dhe përgjigja e saj është pa dyshim “PO!”
– Është modë e vjetër të lyesh çdo gjë të bardhë.
Sidomos dhomat më të vogla, duhet të lyeni në një ngjyrë (nuk po flas për nuancat e errëta). E kam fjalën për ngjyrat e bukura dhe neutrale që e bëjnë hapësirën vizualisht më të madhe – këshilloi ajo.
Si të ngjyrosim një hapësirë që vizualisht të duket më e madhe?
– Mendoni për korridorin. Shumë dyer, skaje, mbulesa. Nëse filloni t’i lyeni me ngjyra të ndryshme, vizualisht do të duken plot ngjyra dhe truri juaj do të çmendet – tha ajo.
Disenjatorja beson se ju duhet të përdorni maksimalisht dritën natyrale që është në dispozicion për ju dhe se ngjyrat neutrale e plotësojnë atë. Në këtë mënyrë, hapësira do të jetë vizualisht më e madhe!
Shikoni në video sesi shpjegon në detaje kjo stiliste e brendshme:
#interiors #interiordesign #styleideas#interiordesigner #designer ♬ original sound – kellyhoppen
/Telegrafi/