AKTUALE

13 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se rreshtimi i Kosovës kah vlerat perëndimore duhet të jetë i pakompromis.

Haradinaj në 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë se kjo ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.

“13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GjND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se rruga e vetme e Kosovës është kah vlerat perëndimore.

“Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Banner

Related posts

E kujt është Aleanca? – Xhelili: Nën drejtimin e Taravarit, ASH-ja është radhitur si forca e dytë politike shqiptare në vend

Gjyla Halili

Escobar: Angazhohemi të mos ketë kërkesa të reja nga Sofja

admin

Keqpërdoren 2.2 milionë euro para të BE-së! Ambasadori Gir pa koment, Dimova me akuza ndaj Zoran Zaevit

Gjyla Halili

Leave a Comment