Haxhinjtë e Bashkësisë fetare islame të RMV sot më 21.07.2023 të RMV më në fund të gjithë u kthyen nga vendet e shenjta në vendlindjen dhe familjet e tyre, të lumtur, të gëzuar dhe shpirtërisht tejet të emocionuar që me sukses kryen haxhin e sivjemë.
Unë personalisht ndjejë kënaqësi që vërtetë edhe këtë vit në mënyrën më të mirë plotë 2030 haxhinjë u kthyen shëndoshë e mirë në gjirin familjar.
Kënaqësia më e madhe është edhe nga fakti se haxhinjtë tanë në këtë tubim të madhë botëror islam me mbi 3.milon haxhinjë nga e gjitha bota na perfaqêsuan dhe na prezentuan në mënyrën më të mirë dhe dinjitoze, Bashkësinë fetare islame, vendin tonë dhe popullin tonë në përgjithësi duke dëshmuar se jemi bartës të denjë të vlerave të Islanit në Ballkan dhe Europë.
Në këtë organizin vetëdije të lartë treguan Komisioni qëndeor, lokal, muftinitë e BFI në krye me Muftitë e tyre, udhëheqësia e Haxhit, sjellja dhe realizimi i përpiktë i programit nga haxhinjët, kushtet e nivelit të lartë, niveli i lartë organizativ i Mbretërisë së arabisë saudite i udhëhequr nga ekselenca e tij Mbreti Selman bin Abdulaziz dhe Trashigimtari i Fronit Ekselenca e tij Muhamed bin Selman dhe shumë faktor tjerë.
Mirënjohje të veçantë ju takon udhëheqësve të lartë të Haxhit në vendet e shenjta, koordinatorëve, udhëheqësve fetarë dhe ato shëndetësor dhe sjellja e nivelit të lartë të haxhinjëve tanë.
Ajo që vërtetë dha kontribut të jashtzakinshëm janë udhëheqësit të Aeroportit të Shkup, të cilët përcollën dhe pritën haxhinjtë me precizitetin më të madhë, ndërsa kompania e transportot edhe njihër dëshmoi sigurinë, precizitetin e udhëtimit të haxhinjëve si dhe kthymin e tyre në vend.
Uroj nga zemra të gjithë haxhinjtë duke lutur të Madhin Zot t’ju pranoj haxhin e tyre me të gjitha lutjet dhe angazhimet e tyre në vendet e shejhta në Mekë dhe Medinë.
BFI e RMV me kujdesin më të madhë ka përcjellur reaiizimin e Haxhit dhe do analizojë Haxhin e sivjem duke ju qasur në mëyyrë konstruktive për të patur gjithmonë organizim edhe më të mirë. Për bdonjë lëshim eventual do mundohemi në të ardhmen të jenë sa më të pakta
Qofshin të bekuar të gjithë haxhilerët me shëndet dhe jetë të gjatë.