KOSOVË

Kurti e refuzoi qëllimisht takimin për procesin e Berlinit?

Banner

Megjithëse nuk mori pjesë në takimin përgatitor  të Procesit të Berlinit në Tiranë, së bashku me kryeministrat e tjerë të vendeve të Ballkanit, Kryeministri Kurti megjithatë ka lënë të kuptohet se do të marr pjesë në Samnitin që do të mbahet në tetor.

Zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, e ka konfirmuar se Kryeministri do të jetë i pranishëm në Samit, por mosprania e tij në takimin përgatitor ishte çështje e përplasjes së agjendës së paracaktuar.

Por, mungesa e kryeministrit Kurti në takimin e Tiranës, në të cilin u diskutuan hapat e mëtejmë në procesin e Berlinit është kritikuar nga njohës të rrethanave politike në vend. Analisti, Albinot Maloku, thotë për RTV21 se takimet e tilla kanë rëndësi të madhe për Kosovën dhe nuk bënë të bojkotohen.

“Nuk duhet të bojkotohen takimet për procesin e Berlinit sepse janë shumë të rendësishme për Kosovën…”, tha ai

Një tjetër analist Tomor Qelaj, nuk e sheh me shqetësim mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në takimin e Tiranës për faktin se, siç tha, takimi ishte informal.

‘’takimet informale nuk e kanë karakterin zyrtar, por kanë karakter të përgatitjes së një samiti…ne e dimë se kryeministri është mbështetës i procesit të Berlinit….”, tha ai

Por, të dy njohësit e rrethanave  politike ngrejnë shqetësim për kryeministrin Kurti se në të ardhmen nuk bënë të bojkotohen takimet e tilla.

‘’në takimin e 16 tetorit kryemistri Kurti duhet ta ketë dosjen e tij me kërkesat që duhet ti ketë Kosova…”, tha Qelaj.

Në takimin e Tiranës, në të cilin mori pjesë edhe komisionieri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi, u tha se janë diaktuar çështjet që kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike dhe financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria sivjet e kryeson Procesin e Berlinit./21Media

Banner

Related posts

Serbi, parandalohen masakra të tjera në tri shkolla

admin

Janë arrestuar tre persona për sulmin ndaj Valon Sylës

admin

Greqia në heshtje zgjedhore! Nesër përballja me votë mes Mitsotakis dhe Tsipras

admin

Leave a Comment