AKTUALE

Izet Mexhiti paralajmëron front të fuqishëm opozitar, ka 8 muaj nuk ka komunikuar me Ali Ahmetin

Mund të kemi humbur betejën brenda BDI-së, por jo edhe luftën, tha ish nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i cili u largua nga partia dhe po themelon lëvizje politike. Në SummerClick tregoi se ka më shumë se 8 muaj që nuk ka komunikuar me liderin e integristëve, Ali Ahmetin.

Nuk më ka komunikuar, por as unë nuk e kam komunikuar. Ia dimë përgjigjet e njëri-tjetrit. I kemi debatuar shumë herë, jam munduar, e kam lutur deri në qiell që të mos vijmë deri te kjo situatë dhe tani është shterur ky debat, nuk kemi se çfarë të diskutojmë, rreth kësaj situate”, tha Izet Mexhiti.

Mexhiti nga emisioni i falënderoi Blerim Bexhetin e Musa Xhaferin dhe u uroi suksese me fraksionin brenda BDI-së, ndonëse nuk beson se Ahmeti do t’i lejojë të veprojnë në këtë formë.

Këtë rrugëtim e kemi ecur së bashku deri tani dhe dua t’i falënderoj publikisht, mirëpo në kohën e fundit kemi pasur dallim se si më tutje”, pohoi Mexhiti.

Themeluesi i lëvizjes së re ka patur takime me krerët e partive opozitare shqiptare, Bilall Kasamin dhe Afrim Gashin. Me ta, siç shprehet, ka biseduar mbi krijimin e një fronti të fuqishëm opozitar dhe ka gjetur mbështetje. Rikujtoi edhe se kryetarin e ASH-së Arben Tarvarin e ka mik të vjetër dhe se edhe ai ka pakënaqësitë për qeverinë, pavarësisht se është pjesë e saj.

“Si ne që e filluam brenda BDI-së edhe ata brenda Qeverisë janë kritik ndaj fenomeneve, ndaj situatave politike, por është çështje e brendshme e Aleancës se si do të pozicionohet”, dekalroi Mexhiti.

Përndryshe lëvizja e re numëron tre deputetë përfshirë edhe Kastriot Rexhepin, i cili inkuadrimin e tij në këtë lëvizje e bëri të ditur dy ditë më parë pikërisht për TV21.

Mazhoranca lufton për mbijetesë. Sa deputetë kanë, duke i parë pakënaqësitë brenda mazhorancës nuk më habit që ditëve apo muajve në vijim ta kenë problem edhe 61-shin”, u shpreh Mexhiti.

Por si e komenton Mexhiti thumbimin ndaj tij që Artan Grubi e bën me këngë?

“Janë provokime të ulëta, ia lëmë kohës të tregojë kush është në të drejtë”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti në Summer Click tha se veprimi i themelimit të partisë vjen ngaqë BDI-ja nuk e pranoi as “formën kreative” të të ashtuquajturit “Grup të zjarrit” me çka dëshmoi se ka humbur vlera demokratike dhe nuk respekton mendimin ndryshe.

Related posts

Moti në Kosovë, sot më nxehtë

admin

FEDERATA VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 22 NËNTOR 2024

Gjyla Halili

Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe

Gjyla Halili

Leave a Comment