Lidsi do të ketë pronar të ri, legjendën amerikane të notit Majkëll Felps.
Ata janë bërë klubi i fundit që është shitur për një vlerë prej 170 milionë paundësh në stilin e klubit të Rekshamit, klubit që zotërohet nga yjet e Hollivudit, Rajan Reinolds dhe Rob Mekelheni që prej vitit 2020 pasi e blenë për 2 milionë paund.
Por përveç Felpsit, i cili është sportisti më i dekoruar i Olimpiadave në histori (duke fituar 23 medalje të arta dhe vendosur 39 rekorde botërore gjatë karrierës së tij të pabesueshme, përpara se të tërhiqej pas Lojërave Olimpike Rio 2016), Lidsi do të ketë bashkëpronarë edhe personazhe të tjera të famshme të sportit amerikan, duke përfshirë golfistin Xhordan Spith dhe Xhastin Tomas.
Pasuria e Felpsit llogaritet 76 milionë paund neto. Ata janë pjesë e kompanisë “49 Enterprises”, e cila vlerësohet nga revista “Forbes” me një pasuri 4.79 miliardë paund në total, duke qenë kompania sportive e 11-të më e pasur në botë.