SHOWBIZ

Arrestohet Gigi Hadid, ja për çfarë akuzohet modelja e njohur

Gigi Hadid u arrestua nën akuzën e posedimit të marihuanës gjatë udhëtimit nga ShBA në ishujt Kajman javën e kaluar.

Ajo po udhëtonte me shoqen Leah McCarthy teksa mbërriti me një avion privat në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Owen Roberts’ më 10 korrik dhe kaloi doganën me bagazhet e saj – me agjentët e Doganës dhe Kontrollit Kufitar që gjetën një ‘sasi të vogël marihuanë dhe vegla për konsumimin e saj pas skanimit të sendeve’.

Marihuana u përcaktua të ishte “vetëm për përdorim personal” – por Hadid dhe McCarthy u arrestuan me akuzat për import të marihuanës.

Ajo u dërgua në Qendrën e Paraburgimit në ishujt Kajman – ku më vonë u lirua me kusht, në pritje të ndjekjes penale, raporton gazeta lokale Cayman Marl Road.

Hadid dhe McCarthy u paraqitën në Gjykatë më 12 korrik dhe u deklaruan fajtore. Ato u gjobitën me 1000 dollarë dhe iu shmangën dënimit në të dhënat e tyre.

Banner

Related posts

Video shokuese tregon çfarë ndodh nëse hyni në zonën ‘aliene’ Area 51 në SHBA (fotot)

admin

Gorilla vidhet nga kopshtet publike, para se të pikaset në kamionin në autostradë në Skoci (fotot)

admin

Sara, Bardhi dhe Meritoni, treshja që po ‘bën namin’, shpërthejnë memet në rrjet

Gjyla Halili

Leave a Comment