AKTUALE

BE pezullon fondet për bujqësinë në Shqipëri: Korrupsion me skemat e AZHBR për fondet e IPARD II

Komisioni Evropian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet për fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri. Ky fakt është bërë i ditur për News24 dhe BalkanWeb nga delegacioni i BE-së në Shqipëri. Pas interesimit të News24 mbi faktin nëse ishin pezulluar apo jo fondet, erdhi edhe konfirmimi.

Sipas delegacionit të BE, pezullimi është bërë pas një hetimi të bërë nga ata, pas akuzave për korrupsion për zbatimin e fondeve IPARD II. Bëhet fjalë për fondet e programit IPARD II për periudhën 2014-2020, kohë kur në pushtet është PS-ja.

 

PËRGJIGJA E DELEGACIONIT

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.

Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”, thuhet në përgjigje.

Related posts

FEDERATA VATRA URON DONALD J. TRUMP DHE JD VANCE PËR FITOREN NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA

Gjyla Halili

Presidenti të zgjedhet në Kuvend/ Grubi në Klan Debat sjell dëshmi programin politik të BDI-së nga vitit 2016 dhe 2020

Gjyla Halili

MPB Maqedoni dhe SHGM me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet

admin

Leave a Comment