AKTUALE

Izet Mexhiti: Me Arben Taravarin jemi miq të vjetër

Izet Mexhiti nga Lëvizja e re politike ka bërë të ditur se me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin ka komunikim pasi janë miq të vjetër.

“Edhe ai edhe unë kemi deklaruar se jemi miq të vjetër. D.m.th. njihemi, kemi komunikim pavarësisht dallimeve politike”, tha Mexhiti në “SummerClick” në TV21.

Mexhiti thotë se ka bisedime edhe me figura të tjera të ASH-së dhe se kohës së fundit kjo parti ka marrë rolin e “Grupit të zjarrit” brenda Qeverisë.

“Si ne që e filluam brenda BDI-së edhe ata brenda Qeverisë janë kritik ndaj fenomeneve, ndaj situatave politike, por është çështje e brendshme e Aleancës se si do të pozicionohet”, tha Mexhiti.

Banner

Related posts

Dua Lipa relaksohet në Meksikë

Gjyla Halili

Përurohen 7 rrugica në Gërçec të Sarajit/ Bexheti: Ndjehem krenarë që premtimet po kthehen në vepra konkrete

Gjyla Halili

ASH: Ironizimi me tragjedinë e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, provokim i rëndë që duhet të ndëshkohet

Gjyla Halili

Leave a Comment