AKTUALE

Temperaturat e larta, 9 njësi të lëvizshme në qendrat e qyteteve për asistencë mjekësore

Në kuadër të planit të masave për përballimin e valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion të qytetarëve 9 Njësi të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në territor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente me ekipet mjekësore të dedikuara në Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat.

Kryeministri u shpreh se këto ekipe janë vendosur enkas në këtë javë të të nxehtit ekstrem në koordinim me njësinë e forcave mjekësore ushtarake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në zbatim planin e masave kundër valës së të nxehtit, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe Njësinë Mjekësore të Ushtrisë.

 

Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit parashikon vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave në zonat me fluks të lartë në qendrat e qyteteve për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente.

 

Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë. Ndërsa janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

Related posts

Dedivanaj dënon manifestimin e shovenistëve serb me flamur e mesazh provokues

Gjyla Halili

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Gjyla Halili

Dosjet e ilegales shqiptare/ Grubi: Dokumentimi i tyre do të ruajë përjetë kujtimin mbi qëndresën heroike

admin

Leave a Comment