Një shtyllë gjigante në malet në jug të Bullgarisë e ka bërë vendin të të varfër të BE të ndjehet pak krenar për flamurin të ngritur lart, si dhe ka tërhequr kritika e ironi nga të tjerë.
Rrjeti britanik Guardian shkruan se “në Ballkan janë në rritje ndjenjat nacionaliste e populiste” ashtu si dhe simpatia për Rusinë, megjithë sulmin e Moskës ndaj Ukrainës.
Flamuri i pamasë 300 metra katrorë është vendosur për të simbolizuar territorin e Bullgarisë prej 111,000 km katrorë në shtyllën e lartësisë rekord prej 111-metrash, që prej javës së shkuar dominon në zonë pyjore të Rhodope.
Me aventurën e fundit Bullgaria merr kurorën nga Finlanda e cila kishte një shtyllë flamuri prej100-metrash, por është ende larg disa shtyllave të tilla jashtë Evropës që arrijnë dyfishin e kësaj gjatësie, si ne Kairo, Rusi apo Arabine Saudite.
“Kjo nuk i bën bullgarët më të pasur por i ngre pak moralin njerëzve,” thotë Simeon Karakolev, organizatori festivalit të përvitshëm folklorik që mbahet poshtë malit Rozhen, të cilët janë dhe organizatorë të projektit.
Karakolev thotë se ka mbledhur €500,000 në donacione për shtyllën e flamurit, që është mbështetur nga presidenti Rumen Radev, i raportuar dhe ai “pro-rus” nga mediat perëndimore.
Komentet mbi nismën kanë qenë nga më të ndryshmet duke e quajtur “krenari” apo “tallje” teksa të tjerë e dënonin për gjendjen e vështirë ekonomike dhe emigracionin e lartë të njerëzve drejt vendeve të pasura të BE.
Po megjithë kritikat në ditën e përurimit mijëra celularë u ndezën mes turmave entuziaste që prisnin ngritjen e flamurit, teksa kritikët menjëherë shprehën ironinë se mungesa e erës bënte që flamuri gjigant të qëndronte vetëm i varur pas asnjë lëvizje.
Top Channel