AKTUALE

6 vjet pa Qaniun!Përkujtojnë miq e familjarë ikonën e gazetarisë Qani Mehmedi në vedprehjen e tij

Sot me datë 18 korrik në orën 9:00 në varrezat e fshatit Drogomisht i Vogël, në Kërcovë, në vendprehjen e ikonës së gazetarisë mbarëshqiptare Qani Mehmedi u kujtua gazetari dhe publicisti Qani Mehmedi. Në mesin e familjes së ngushtë, ishine dhe miqte e tij gazetarë nga Kërcova dhe lideri Ali Ahmeti dhe kryetari I komunës z, Fatmir Dehari. Gazetari Sadik Emroja foli disa fjalë për Qani Mehmedin dhe biografinë e tij të ngjeshur duke theksuar se ai ishte shkollë gazetarie dhe themelues I mediumit të parë në Kërcovë. Me disa fjalë e kujtoi kryetari I komunës z. Fatmir Dehari I cili theksoi rolin e Qaniut në ndikimin e ish gjeneratave që studionin në Prishtinë, në mesin e tyre dhe të kryetarit Dehari me të cilët cdoherë diskutonte për cështjet e ndjeshme dhe avancimin e statusit shqiptar në Maqedoninë e Veriut duke u bërë drejtpërdrejt pjesë e procesit dhe propagandës mediale të luftës në Maqedoni kur në Radiotelevizionin e Kosovës për herë të parë Qaniu e pohoi yëshëm se në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet luftë e drejtë nga Ushtri clirimtare dhe jo nga grupe terroriste siq pretendohej të quheshin.
Lideri Ahmeti theksoi rëndesinë e veprimtarisë së Qani Mehmedit në proceset më të vështira për shqiptarët duke përfshirë luftën e Kosovës dhe Maqedonisë, profesionalizimin e tij në profesion dhe ndikimin e jashtëzakonshëm në cështjet me rëndësi jetike për shqiptarë. “Qaniu I mungon familjes, shoqërisë, profresionit dhe shiptarëve” tha lideri Ahmeti.
Në emër të familjes të pranishmit I përshëndeti vajza Besiana e cil falemnderoi të pranishmit duke theksuar që për të mbetet e rëndësishme që porositë e tij ti realizoje: të qëndrojë vertikalisht siq dëshironte ai përballë cdo sfide e vështirësie, të jetë falemnderuese për të gjithë ata që këto vite qëndruan pranë familjes në ditë të lumtura e të vështira sepse babai I saj kosnideronte virtytin më të lartë njerëzor falemnderimin . Ajo tha dashurinë për vendlindjen e saj për të cilën kishte ushqyer e mbjellur aq shumë dashuri sa ishte në jetë babai Qaniu do ta ruajë përjetësisht.”Falemnderoi në mënyrë të vecantë liderin Ahmeti I cili mbetet njueri shumë I cmuar I familjes Mehmedi dhe kryetarin Dehari si rrallë kryetar di të cmojë vlerat dhe personalitetet e vendit”
Në fund kryetari I myftinisë së Kërcovës Qamil Rushiti dhe sekeratr I Muftinisë Xhemail Ahmeti bënë lutjen-duanë në shqip për shpirtin e Qaniut ndërkaq të pranishmit vendosën kurora lulesh ku suprizë e kësaj date të shënuar ishte mbesa Uskana e veshur me një bluzë me fotografinë e tij si simbolikë që gjeneratat e reja do të rriten me modele të tilla të përkryera që kaluan në simbole të profesionave të tyre.

Related posts

Asnjë rezultat në dialog, Borrelli fajëson Kurtin se ia refuzoi propozimin

admin

Stoilkoviq: Në Ministrinë për MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE mungonin 40 mijë euro

Gjyla Halili

Parashtrohen 17 lista për deputetë për zgjedhjet parlamentare

Gjyla Halili

Leave a Comment