BOTA

Bashkëshorti 84 vjeçar qëllon për vdekje gruan 69 vjeçare që e la për tjetrin, kthen armën dhe nga vetja (fotot)

Një bashkëshorte që u qëllua për vdekje në një vrasje-vetëvrasje të dyshuar nga burri 84 vjeçar, kishte lënë së fundmi bashkëshortin e saj, tregojnë fqinjët e çiftit tragjik.

84 vjeçari Robert, dhe 69 vjeçarja Rose Jobson, u gjetën të vdekur në fundjavë në shkollën e kurseve të armëve të gjahut në Lincolnshire në veri të Britanisë.

Policia ka nisur hetimet por thonë se nuk po kërkojnë të dyshuar të tjerë në lidhje me tragjedinë e dyfishtë.

Robert e Rose menaxhonin shkollën e armëve të gjuetisë White Lodge, pranë rrënojave të lashta Thornton Abbey.

Tashmë  pretendohet se Rose u qëllua nga bashkëshorti i saj zheloz që nuk mund të pranonte se ajo kishte një të dashur tjetër dhe do të shkonte te jetonte me të.

Çifti besohet se ishin ndarë kur gruaja u njoh me dikë në shkollën e tyre të gjuetisë.

Fqinji i tyre Andrew Farrow tha për rrjetin MailOnline: “Çifti ishin ndarë prej disa kohësh dhe qendra e kurseve të gjuetisë ishte mbyllur për arsye personale”.

“Ne e kuptojmë se ai ishte xheloz por askush nuk e di çfarë ndodh në mendjen e njerëzve. Supozojmë se ka qëlluar me armë, ka vrarë në fillim gruan e tij dhe më pas ka vrarë veten”.

Një tjetër rezidente që refuzonte të emërohej, tha: “Çifti ishin ndarë muajin që shkoi.”

“Rose kishte një të dashur të ri dhe Rob u tërbua kur e zbuloi. Ai s’mund të duronte të humbiste gruan e tij të dashur ndaj një tjetër burri”.

“Ishte një zonjë shumë e mirë dhe e sjellshme, si dhe qëlluese e njohëse e mirë e armëve të gjahut.”

Në postimet e tyre në rrjetet sociale Robert e Rose thonin se kishin blerë pronën White Lodge në vitin 1991 dhe “vendosën ta kthenin në një shkollë armësh gjuetie”.

Ata shtonin më tej: “Gjatë viteve ata kanë bërë trajnime të shumta dhe evente zbavitjeje me kurse të shtënash në gjueti.

“Jemi një stabiliment miqësor, i relaksuar, duke u kujdesur për klientët me mënyra personale për një ditë të bukur në ambjent të hapur”.

Një zëdhënës i policisë së Humberside tha sot: “Burri dhe gruaja të gjetur të vdekur në pronën në College Road, më 14 korrik janë identifikuar nga familjarët si Robert Jobson, 84 vjeç, e Rose Jobson, 69 vjeçe.

“Grupet para-mjekësore që erdhën në vendngjarje kishin gjetur të pajetë si burrin dhe gruan”.

“Familjet e Robert e Rose po marrin mbështetje nga oficerë të specializuar  për të përballuar humbjen e tyre, mendimet tona janë me ta në ketë kohë të vështirë”.

“Një incident i tillë tragjik është shokues për komunitetin dhe oficerët do të vijojnë mbështetjen”.