KOSOVË

Kosovë, minatorët e “Trepçës” sërish në grevë

 

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë pjesën e dytë të pagës së muajit qershor.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi tha për portalin rtv21.tv  se iu është premtuar se pagesa do të ekzekutohet sot deri në ora 15:00. Ai shtoi se nëse ndodh një gjë e tillë minatorët janë shprehur të gatshëm ta ndërpresin grevën në të kundërtën do ta vazhdojnë.

Januzi po ashtu tha se vonesa e pagës është vetëm njëra prej arsyeve që minatorët po mbajnë grevë, pasi që siç tha ai ata kanë edhe pakënaqësi tjera duke shtuar se gjendja në ndërmarrje nuk është stabile.

Minatorët e turnit të paradites kanë mbajtur grevë edhe të mërkurën (12 korrik), derisa ata të turnit të dytë e kishin ndërprerë pasi iu kishte ekzekutuar pjesa e parë e pagës./21Media

Banner

Related posts

Mos i dëboni serbët, përndryshe ne dimë çfarë do të bëjmë

admin

Simiq: Nuk e ndaj optimizmin e disa politikanëve evropianë që besojnë në zgjidhje të shpejta të çështjes së Kosovës

admin

Autoritetet greke vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarret

admin

Leave a Comment