SHQIPËRI

Sa kushtojnë çadrat dhe shtretërit në plazhet e Shqipërisë

Banner

Edhe viti 2023 ka shënuar rritje çmimesh të çadrave dhe shtretërve në plazhet e Shqipërisë. Çmimet dallojnë nga plazhi në plazh me minimum 300 lekë (3 euro) deri në 300 euro për ata që zgjedhin turizmin në disa zona të Ksamil.

Në plazhet e vjetra, çmimet janë rreth 500 lekë për çadër e shtretër. Nga 700-800 deri në 1200 lekë kushtojnë shtretërit dhe çadrat në Vlorë, ndërsa në Radhime arrijnë deri në 2500 lekë.

Edhe në Velipojë çmimet duket se janë më të larta. Në rreshtat e fundit kushtojnë rreth 500 lekë, ndërsa gjatë ditës arrijnë deri në 1500 lekë, sipas “Euronews Albania”.

Çmimet më të larta prekin Sarandën.

Ndërsa çmimet më të kripura duket se edhe këtë verë mund t’i gjejmë në Sarandë. Ksamili nis me çmime prej 1000 lekë, ndërsa ka edhe “turizëm elitar” që mbërrijnë nga 50 deri në 300 euro./EuronewsAlbania

Banner

Related posts

Të akuzuar për trafik droge në Angli, 7 shqiptarë arratisen nga qendra e azilantëve

admin

Mediet ndërkombëtare jehonë shpalljes së Vjosës “Park Kombëtar”, Rama: I ka dhënë një fuqi të re imazhit të Shqipërisë!

admin

2.2 milionë turistë nga Kosova vizituan Shqipërinë nga periudha janar-korrik

admin

Leave a Comment