SHQIPËRI

Përfundon takimi i Ramës me liderët e rajonit në Tiranë

Banner

Në Tiranë u takuan në një takim informal në Vilën 30 liderët e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gazetarja e Tv Klan që ndjek nga afër zhvillimet, Elja Zotka, raportoi se takim mes liderëve të Ballkanit dhe përfaqësuesit të BE-së Varhelyi, që nisi rreth orës 12:00, përfundoi në orën 15:30.

Në këtë takim informal u diskutua për të gjitha projektet që do të financohen në kuadër të Procesit të Berlinit. Ky samit do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor.

Komisioni Europian pritet që të akordojë 2 miliardë Euro të parashikuara për vendet e Ballkanit.

E pikërisht në këtë takim informal sot në Tiranë, liderët e vendeve të Ballkanit diskutuan se cilat janë projektet më prioritare për rajonin që do të duhet të mbështeten.

Në këtë takim nuk pati një vendimmarrje pasi mbledhja ishte jozyrtare, por në kuadër të bashkërendimit të veprimeve mes shteteve.

Më mbledhjen e sotme mungoi Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pasi merr pjesë në një konferencë në ishullin e Kretës në Greqi.

Banner

Related posts

Shqipëri: I caktohet masa “arrest në burg” 17 vjeçarit që aksidentoi për vdekje dy turistë italianë

admin

Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar

admin

I zhdukur prej 2 javësh, ky është 53-vjeçari shqiptar i cili humbi kontaktet me familjen në Greqi

admin

Leave a Comment