BOTA

Ukraina do të marrë 500 milion dollarë ndihmë nga USAID

Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar do të shpallë më shumë se 500 milion dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën.

Shefja e USAID-it, Samantha Powers, do të njoftojë ndihmën gjatë vizitës së saj në vend në përgjigje të nevojave të ukrainasve të prekur nga pushtimi rus.

Ndihma e cila do të ofrohet nëpërmjet Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të organizatave të tjera joqeveritare do të rrisë mbështetjen për ata që janë zhvendosur ose të prekur ndryshe nga lufta me ndihmën emergjente ushqimore, kujdes shëndetësor dhe ujë të pijshëm të sigurt, ndër të tjera.

“SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me njerëzit e prekur nga lufta shkatërruese në shkallë të gjerë të Rusisë dhe mbetet e përkushtuar për të ofruar ndihmë për të shpëtuar jetën për ata që kanë më shumë nevojë”, thuhet në njoftim.

Me këtë njoftim, SHBA do të ketë dhënë mbi 2.6 miliardë dollarë ndihmë humanitare që nga fillimi i luftës, duke përfshirë më shumë se 1.9 miliardë dollarë përmes USAID-it.


Top Channel

Banner

Related posts

NASA bën zbulimin mahnitës! Teleskopi Webb kap pamjet e një vrime të zezë supermasive, 9 mln herë më të madhe se Dielli ynë

admin

SHBA do të presë stërvitjen e pilotëve ukrainas F-16 në tetor

admin

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë duke nisur një sulm kibernetik

admin

Leave a Comment