BOTA

Ukraina shënon përvjetorin e shpalljes së sovranitetit/ Zelensky: Çdo vit e më të fortë, liria do të mbizotërojë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka kujtuar 33-vjetorin e Deklaratës së Shtetit Sovran të Ukrainës.

Përmes një fjalimi në mbrëmje, Zelensky u zotua se Ukraina “nuk do të heqë kurrë dorë nga sovraniteti i saj”.

“Sido që të jetë terrori rus, liria e Ukrainës do të ruhet dhe do të mbizotërojë. Çdo vit Ukraina do të bëhet më e fortë”- theksoi Zelensky, duke falënderuar ushtarë të ndryshëm për pjesën e tyre në luftë.

Më 16 korrik 1990, dokumenti dekretoi se Ukraina do të kishte ligjet e veta – të ndryshme nga ato të ish-BRSS – dhe ushtrinë, monedhën dhe bankën e saj kombëtare.

Ajo u votua me një shumicë dërrmuese të ligjvënësve, 355 vota kundër katër.

 


Top Channel

Related posts

Rusia godet një ndërtesë të Ukrainës, raportohen pesë të vrarë/ Njerëzit u bllokuan nën rrënoja

admin

Ish-ushtari i Forcave Speciale Amerikane: Lufta në Ukrainë, më e drejta e brezit tim

admin

Konflikti në Nagorno-Karabak! Autoritetet lokale akuzojnë ushtrinë e Azerbajxhanit për shkelje të armëpushimit

admin

Leave a Comment