AKTUALE

Lajçak: Më vjen mirë që u bënë hapa për shtensionim të situatës

Banner

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje mbi diskutimet e kësaj jave mbi Ballkanin Perëndimor. Ai ka shkruar në Facebook të dielën mbrëma se ndjehet mirë që me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ranë dakord për hapat drejt shtensionimit të raporteve me Serbinë.

“Nga Dubrovniku udhëtova për në Bratislavë, ku mbajta diskutime të rëndësishme bilaterale me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Biseda jonë u përqendrua në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e datës 3 qershor, dhe punën në drejtim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. Më vjen mirë që ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka thënë ai.

I dërguari i BE-së, shkroi edhe për takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ku siç tha Lajçak, u shkëmbyen mendime dhe u përgatit për takimin e ardhshëm në Bruksel.

Për në Forumin vjetor në Dubrovnik, Lajçaku tha se u ofrua një mundësi e mirë për t’u angazhuar me akterët kryesorë të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se janë bërë hapat e nevojshëm për shtensionim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Banner

Related posts

Bexheti: Shqiptarët kanë të drejtën të kërkojnë rregullim të ri shtetëror

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike po rritet çdo ditë me kuadro të rinj dhe të dëshmuar

Gjyla Halili

Samiti Global Woman Club në Tiranë/ Rina Ajdari: Diaspora shqiptare rrol kyç gjatë gjitha proceseve politike dhe sociale nëpër të cilat ka kaluar populli ynë

Gjyla Halili

Leave a Comment