AKTUALE

Gjashtë ushqime që mbajnë zemrën të shëndetshme

Ngrënia e më shumë frutave, perimeve, arrave, peshkut dhe produkteve të qumështit me yndyrë të plotë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët kanë zbuluar se ndjekja e një diete të shëndetshme për zemër mund të arrihet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë konsumimin i sasive të moderuara të drithërave ose mishrave të papërpunuar.

Një raport i ri ka treguar se mund të jeni në një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare nëse nuk hani mjaftueshëm nga gjashtë ushqime kyçe të shëndetshme për zemrën.

Kjo është sipas një studimi të ekspertëve të Universitetit McMaster dhe Hamilton Health Sciences në Institutin e Shëndetit të Kërkimit të Popullsisë (PHRI), shkruan “Healthline”.

Ata zbuluan se konsumimi i frutave, perimeve, bishtajave, arrave, peshkut dhe produkteve të qumështit me yndyrë të plotë ishte çelësi për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë rrezikun nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Rezultati i dietës së shëndetshme rekomandon mesatare prej 6 ushqimesh të cilat janë:

Fruta: 2-3 porcione çdo ditë

Perimet: 2-3 porcione çdo ditë

Arra: 1 porcion çdo ditë

Bulmet: 2 racione çdo ditë

Bishtajoret: 3-4 porcione çdo javë

Peshqit: 2-3 porcione çdo javë

Zëvendësuesit e mundshëm përfshijnë drithërat në një racion çdo ditë, dhe mishin e kuq të papërpunuar çdo ditë.

Related posts

MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja

Gjyla Halili

Avokati i njohur në SHBA, Jozev Dedvukaj viziton familjen Jashari

Gjyla Halili

Kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti shqiptar? Ahmeti: Nuk provokoj, është një porosi

Gjyla Halili

Leave a Comment