AKTUALE

AlternAtivA: T’i mirëpresim mërgimtarët – Kreu

Vera është periudha kur mirëpresim mijëra mërgimtarë, të cilët kthehen për pushime në vendin tonë. Andaj të gjithë bashkëkombasve tanë u dëshirojmë mirëseardhje dhe pushim të qetë në vendlindje.

Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e trungut tonë kombëtar dhe kontribues të çmuar në të gjitha sferat. Ardhja e tyre vazhdon t’i ndihmojë bizneset e vogla lokale me injeksion të fuqishëm ekonomik.
Prandaj, ne si Alternativë, në bazë të ndryshimeve të Ligjit për tregti dhe Ligjit për orarin e punës, i propozojmë Qeverisë që të marrë parasysh tregtarët dhe esnafin, si edhe krizën ekonomike e cila i ka kapluar ata. Kërkojmë që Qeveria të marrë vendim për të lejuar punën ditëve të diela dhe gjatë festave shtetërore përgjatë sezonit veror, respektivisht nga 1 korriku deri më 31 gusht.

Besojmë se një hap i tillë do t’i ndihmonte jashtëzakonisht bizneset e vogla, por edhe mërgimtarët gjatë qëndrimit të tyre në vend.

AlternAtivA gjithmonë ka qenë pranë mërgimtarëve, nevojave dhe kërkesave të tyre, ndërsa këtë e kemi dëshmuar edhe me shumë nisma e projekte gjatë menaxhimit të Ministrisë së Diasporës.

Ne besojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të bëjë gjithçka në kompetencë të saj që të ndihmojë diasporën, por edhe të krijojë kushte që mërgimtarët ta ndihmojnë biznesin lokal.

Ju faleminderit!

AlternAtivA – Shkup

Shkup, 15.07.2023

Banner

Related posts

Parlamentaret, Grubi shfaqet krah kandidatëve nga zonat zgjedhore 1 dhe 2

Gjyla Halili

Pse nuk duhet të jetë Bilall Kasami kryetar i ardhshëm i Tetovës!

Gjyla Halili

Protesta e së shtunës në Shkup, organizatorët: Do të kërkojmë që gjykata në Hagë të lirojë ish-krerët e UÇK-së

Gjyla Halili

Leave a Comment